Shqiperia

Protesta në aksin Kashar-Thumanë, Balliu: Qytetarët kundër korrupsionit të makutëri Ballukut

protesta ne aksin kashar thumane balliu qytetaret kunder korrupsionit te makuteri ballukut
protesta ne aksin kashar thumane balliu qytetaret kunder korrupsionit te makuteri ballukut

Qytetarët e zonave të Krujës, Fush-Krujës, Thumanës, Niklës, etj zhvilluan pasditen e sotme protestën e 4-t në aksin Thumanë-Kashar, ku kërkojnë krijimin e nyjeve hyrëse dhe dalëse në rrugën e re.

Qytetarët argumentojnë se në projektin e zbatuar janë zhdukur 4 nyjet që parashikoheshin në projektin e rrugës, që i mundësonte akses 85 mijë banorëve në aksin e ri rrugor Thumanë-Kashar.

Lidhur me protestën ka reaguar edhe koordinatri rajonal për Tiranën, Klevis Balliu. Ai u shpreh se qytetarët protestojnë kundër korrupsionit të makutërisë Balluku, referuar zv.Kryeministres që drejton Ministrinë e Infrastrukturës, por që ka nën varësi edhe ARRSH-në.

“Sot në protestën e qytetarëve kundër korrupsionit, të makutëri Ballukut, me projektin famëkeq që ju kushton shqipëtarëve 1.3 miliard euro.

Pershendes këta heronjë të vertetë, qëndrestarë të jashtëzakonshëm që sot u përballën dhe mposhtën mbi 1000 efektivë policie, duke shpartalluar kordonin policor për të bllokuar rrugën e korrupsionit”, shkruan Balliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts