Shqiperia

Protesta në Thumanë-Kashar/ Andia Uliiri: Janë fshirë nga harta 85 mijë banorë, janë zhdukur nyjet lidhëse…

protesta ne thumane kashar andia uliiri jane fshire nga harta 85 mije banore jane zhdukur nyjet lidhese
protesta ne thumane kashar andia uliiri jane fshire nga harta 85 mije banore jane zhdukur nyjet lidhese

Qytetarët e Krujës, Fushë-Krujës, Thumanës, Niklës dhe zonave të tjera, që preken nga aksi Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish pasditen e së enjtes.
Ata janë përballur me qindra forca policore, ndërsa kërkojnë të kenë akses në autostradën e re, pasi janë izoluar tërësisht dhe bizneset e tyre po falimentojnë.

Deputetja demokrate Andia Ulliri, e cila i është bashkuar protestuesve, në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në Neës24, shprehet se janë 85 mijë banorë që nuk kanë si të aksesojnë rrugën e re dhe janë mbi 700 biznese që po përballen me falimentimi.

“Po penalizohet i gjithë veriu, pasi ata që udhëtojnë drejt Krujës, do të përballen me traun.

Pse nuk është bërë publik projekt-zbatimi? Ka pasur 4 nyje shkëmbimi, janë 4 hyrje dalje, që ekzistojnë nuk janë, ndërkohë që parashikoheshin në projekt”, tha deputetja.

[embedded content]

Ajo u shpreh se ndërkohë që aksi Thumanë-Kashar është 21 km, nyja është 23 km më tej.

“Janë fshirë banorët e Krujës, Fushë-Krujës dhe Thumanës nga harta”, tha Ulliri.

Ndërkohë banorët e zonës shprehen se rruga, duke mos pasur nyje lidhëse, i mohon një të drejtë Kushtetuese të gjithë qytetarëve të Krujës, Fushë Krujës, Thumanës, Niklës dhe ccdo fshati tjetër, atë të lëvizjes.

Banorët kërkojnë të kenë akses në rrugën e re, as më shumë e as më pak, po ato 4 hyrje daljet që parashikoheshin në projekt, por në zbatim mungojnë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts