Protesta para Bashkisë Tiranë, Këlliçi: Kemi nisur punën për lirimin e Berishës

protesta para bashkise tirane kellici kemi nisur punen per lirimin e berishes
protesta para bashkise tirane kellici kemi nisur punen per lirimin e berishes

Belind Këlliçi ka njoftuar gjatë protestës së mbajtur ditën e sotme para Bashkisë Tiranë, se opozita ka nisur punën për lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili momentalisht është nën masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”.

Këlliçi u shpreh se opozita po punon për të pasur një qeveri teknike para zgjedhjeve të 2025, çka sipas tij do të garantonte edhe votën e lirë.

“Duke falënderuar të gjithë qytetarët që erdhën në këtë protestë rekord të 24-tën, i them Erion Veliajt se kjo protestë nuk mbyllet pa ikur ti nga bashkia dhe pa shkuar përpara drejtësisë.
PD ka nisur punën në terren dhe kudo jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve, por mbi të gjitha për lirimin e liderit të opozitës dhe për të garantuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha mes të tjerash ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →