Bota

“Protesta para SPAK nuk ishte normale”- Marrja e ish-kryeministrit si i pandehur, Murati: Fati personal i Berishës duhet të ndahet nga ai i opozitës

protesta para spak nuk ishte normale marrja e ish kryeministrit si i pandehur murati fati personal i berishes duhet te ndahet nga ai i opozites





































Drejtori i Informacionit të News24, Erli Murati, ka komentuar marrjen si të pandehur të Sali Berishës nga ana e SPAK, ku tha se është Gjykata ajo që do e vendosë nëse është i fajshëm apo i pafajshëm.

erli murati

Më tej ai theksoi se s’ka pse të shqetësohet askush pse një ish-Kryeministër po shkon në Gjykatë, ndërsa nuk e ka cilësuar normale protestën e demokratëve para godinës së SPAK.

Murati u shpreh se fati personal i Berishës duhet të ndahet nga ai i opozitës, pasi kjo mund të ndikojë dhe në mbështetjen elektorale për PD-në.

“Protesta që bëhet para godinës së SPAK nuk bëhet për të kërkuar që të bëhet më shumë kundër korrupsionit, por bëhet për të kërkuar llogari pse i ngritët akuzë një ish-Kryeministri. Njerëzit janë të gatshëm të presin se çfarë do të thotë Gjykata. Nga sondazhet nuk kemi parë perceptimin që Berisha po goditet politikisht. Mendoj se fati personal i Berishës duhet të ndahet nga ai i opozitës.

Nëse nga shqiptarët mund të perceptohet se Berisha është i burgosur politik, kjo mund të ndikojë dhe të rrisë mbështetjen elektorale për PD-në. Në të kundërt, pra nëse provohet akuza për korrupsion, atëherë do të ketë një ndikim negativ në elektorat”, tha Murati.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts