Gazetari Arben Manaj, në një lidhje live në rubrikën Çështja e ditës nga Klevin Muka në News 24 komentoi protestat e dhunshme të mbajtura së fundmi në Britaninë e Madhe nga grupet ekstremiste.
Manaj theksoi se skena të tilla të protestave dhe të dhunës në MB nuk janë parë prej më tepër se 30 vitesh. Ai tha se ka pasur edhe antiprotesta, persona që kanë qenë pro-emigrantëve. Sipas tij, shoqëria britanike është në tërësinë e saj mikpritëse dhe nuk ka të bëjë me grupe të tilla ekstreme.
Arben Malaj, gazetar në Londër: Nëse sot protestohet kundër emigrimit, mund të themi se emigrimi nisi si fenomen kur të djathtët ishin në pushtet. Ndoshta protestat kanë lidhje me ndërrimin e pushteteve ose ndoshta ka arsye tjetër, që mund ta mësojmë më tej. Grupet e ekstremit të djathtë nxitën protestat dhe situata doli nga kontrolli. Skena të tilla në Britani nuk ka pasur në mbi 30 vjet. Kryeministri ka thirrur një mbledhje urgjente, pasi ekzistojnë të dhëna inteligjente se do ketë protesta më të vogla, por ndoshta të targetuara. Me mijëra protestues kanë zhvilluar protesta kundër ekstremistëve. Britania mund të ketë ende ditë të trazuara.
Në Britani janë arrestuar disa persona, madje policia ka nxjerrë me foto një sërë personash që duan t’i identifikojnë dhe arrestojnë. Këta persona po ndiqen edhe penalisht për akuza deri për terrorizëm. Ka pasur për fat të keq edhe sulme ndaj gazetarëve. Dhuna që vjen nga cilido grup është e papranueshme. Ka qenë Brexit që shkaktoi shumë trazira në MB. Gomonet vështirë që të ndalen, pasi në Britani sistemi i ndihmës sociale është tepër i mirë. Nuk është se Britania e Madhe u mbyt nga azilkërkuesit, pasi edhe në Gjermani ka shumë emigrantë. Britania nuk përfaqësohet nga ky grup ekstremistësh.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co