Bëhet e ditur se më shumë se 100 persona janë arrestuar në qendër të Londrës pas trazirave që u përhapën në pjesë të ndryshme të vendit si pasojë e sulmit me thikë në Southport.
Trazirat kanë shpërthyer në pjesë të ndryshme të vendit ku ka pasur arrestime, disa oficerë janë plagosur dhe një veturë policie është djegur.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, do të takohet me drejtues të lartë të policisë për t’u ofruar atyre “mbështetjen e plotë” përballë trazirave të vazhdueshme.
Në Londër, demonstruesit janë parë duke lëshuar fishekzjarre drejt portave të Doëning Street dhe drejt një statuje të Ëinston Churchill.
Njerëzit mund të dëgjoheshin duke brohoritur fraza të tilla si “ndaloni varkat” dhe “shpëtoni fëmijët tanë” ndërsa ata hidhnin shishe dhe kanaçe drejt oficerëve.
Siç raportohet, arrestimet janë bërë për një sërë veprash, duke përfshirë sulmin ndaj një punonjësi të urgjencës dhe shkeljen e kushteve të protestës.
Gjithashtu, thuhet se ka pasur shkelje të rendit publik pasi shishe qelqi dhe vezë u hodhën ndaj policisë nga protestuesit.
Teksa priten arrestime të mëtejshme ditëve në vijim, shkruan BBC.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co