Banorët e Bashkisë së Krujës do të mbajnë një tjetër protestë sot në orën 19:00, teksa kërkojnë hyrje-dalje për zonat e tyre.
Deputetja e PD-së Andia Ulliri lajmëron të gjithë banorët e Bashkisë së Krujës që t’i bashkohen protestës, e cila mbahet sot në orën 19:00. Deputetja Ulliri thekson se protesta do të mbahet tek ish-Rrethrrotullimi i Thumanës. Ajo thotë se të gjithë banorët duhet të jenë së bashku, kundër padrejtësisë.
“Protestat vazhdojnë!🪧
Ftojmë të gjithë banorët e Bashkisë Krujë dhe çdo qytetar të prekur nga kjo problematikë të bashkohemi kundër padrejtësisë!
👉E Premte dt. 16 Gusht 2024
⏱️ ORA 19:00
📍 Ish Rreth-Rrotullimi Thumanë
Hyrje-Dalje për banorët e Bashkisë Krujë”, bën thirrje deputetja demokrate Andia Ulliri.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co