Bota

“Protestojmë për t’i thënë ‘jo’ vjedhjeve”- Regjisori Edmond Budina: Drejtësia fut në burg ca cironka, por peshkaqenët vazhdojnë pasurohen

protestojme per ti thene jo vjedhjeve regjisori edmond budina drejtesia fut ne burg ca cironka por peshkaqenet vazhdojne pasurohen
protestojme per ti thene jo vjedhjeve regjisori edmond budina drejtesia fut ne burg ca cironka por peshkaqenet vazhdojne pasurohen



































Regjisori Edmond Budina ishte pjesë e protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë.

Ai bëri thirrje që këto protesta të radikalizohen, ndërsa u shpreh se drejtësia fut në burg ca cironka, por peshkaqenët vazhdojnë të pasurohen.

Budina hodhi idenë edhe të grevës, pasi sipas tij Rama nuk largohet, por duhet ta heqin qytetarët. “Protesta po, mosbindje civile po, greva po, po qe nevojë të mos shkulemi që këtu deri në një qeveri teknike pa Edi Ramën”, u shpreh Budina.

Edmond Budina: Përse protestojmë sot, protestojmë për veten tonë, për familjet tona. Protestojmë sepse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin, e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër. Skandalet ndjekin njëri tjetrin dhe janë bërë normalitet. Për këtë ngrihemi këtu. Ju kujtoj skandalet e inceneratorëve, skandalin e 5D. Prandaj ne jemi këtu, për t’i thënë JO kësaj vjedhje dhe kësaj bande që është në pushtet. Është një bandë mafioze. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona.

Nuk është e thjeshtë të luftosh këtë sistemi. Mos ju shkojë në mendje se Rama do japë dorëheqjen. Skandalet vazhdojnë, më i fundit ai i onkologjikut,. Kanceri është kjo qeveri. Duhet shkulur me rrënjë, deri në qelizë.

Drejtësia fut në burg ca cironka, por peshkaqenët janë këtu dhe vazhdojnë të pasurohen dhe vjedhin. SPAK hesht. SPAK mban në arrest shtëpie liderin e opozitës. Kjo është e padrejtë. Kjo është një nga shkeljet më të rënda të demokracisë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts