Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura gjatë seancës gjyqësore në Apelin e GJKKO-së për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon lirimin nga qelia ku qëndron prej datës 10 Shkurt.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen.
Sias burimeve për gazetaren nga seanca në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar 1 muaj bisedat e tij familjare që sipas kryebashkiakut kanë të bëjnë intervistat në media.
“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore“, mësohet se është shprehur Erion Veliaj.
Ai ka kërkuar seancë me dyer të hapura duke u shprehur se: “Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë, i votuar nga çerek milion njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale”.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co