Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Durrës.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se policia ende nuk e ka sekuestruar armën e krimit, ndërsa 19-vjeçarja ka deklaruar se e ka hedhur armën.
Policia po vijon kërkimet dhe zbulimi i armës mund të çojë edhe në zbardhjen e plotë pasi në armë mund të zbulohen gjurmët e personave që mund të jenë përfshirë në krim, pasi dyshohet që kemi të bëjmë me një krim që ka edhe bashkëpunëtorë.
Policia ka sekuestruar telefonat e familjarëve të viktimës dhe po bëhet kqyrja e aparateve celularë
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co