00:37 – 31.01.2024
Heidi është përlotur gjatë mbrëmjes së sotme në Big Brother VIP3.
Shkak për këtë janë bërë komentet e Rozës ndaj saj për eksperiencën në “Grande Fratelo”, çka insinuon se Heidi është vajzë e lehtë dhe do të përdor njerëz për të arritur aty ku do me lojën e saj.
Në kundërpërgjigje, Romeo u kthye duke i thënë Heidit ‘mos ja var’. Ndërkohë Heidi e konsideroi Rozën negative dhe njeri që provokon me fjalët më të ulta. Banorja sqaroi se Romeon e ka xhan dhe ndihet mirë nën shoqërinë e tij, por kjo nuk do të thotë se do ta përdorë atë.
Heidi: Nuk kam çfarë të komentojë sepse në të njëjtën natë është rasti i dytë që hidhet baltë ndaj vajzave duke i konsideruar të përdala. Për mua, kjo situatë është totalisht e ulët, ashtu sikurse është edhe Roza me provokime. Unë sa hyra dhe debati i parë që kemi pasur ka qenë pikërisht për aludimet, këto gjëra… Mua e vetmja gjë që më vjen keq është çfarë del jashtë… Sa i përket marrëdhënies me Romeon, unë thjesht e kam xhan dhe jam mirë. Nuk është se do të përdor njerëz.
Romeo: Por këtë do të arrijë kjo. Nuk e kupton ti? Thjesht mos ja var, dhe të dali sa më parë. Për çfarë qan ti?
Roza: O Romi, prit një sekond sepse nuk është pjesa jote kjo.
Heidi: E ke përmendur, ndërkohë që nuk është fare e vërtetë…
Roza: Komenti im ka të bëjë me lojën që ti po bën zemra. Ky është gjykimi im ashtu sikurse ti më konsideron mua negative…
Heidi: Po sepse je negative, je njeri që provokon me fjalët më të ulta.
Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co