PS fushatë anëtarësimesh të reja edhe në njësitë rurale, Veliaj: Dera e hapur e PS do na sigurojë fitoren në zgjedhjet e ardhshme

ps fushate anetaresimesh te reja edhe ne njesite rurale veliaj dera e hapur e ps do na siguroje fitoren ne zgjedhjet e ardhshme
ps fushate anetaresimesh te reja edhe ne njesite rurale veliaj dera e hapur e ps do na siguroje fitoren ne zgjedhjet e ardhshme

TIRANE

Fushata e anëtarësimeve të reja në Tiranë vijoi në Njësitë Dajt, Zall-Bastar, Shëngjergj, Zall-Herr, Bërzhitë, Krrabë dhe Lagjen 12. Nga zona e njohur si “Fresku” në kryeqytet, drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, bëri thirrje për rritjen e anëtarësimeve dhe mbajtjen e derës së hapur të partisë, për këdo që dëshiron t’i bashkohet familjes socialiste.

“Ne kemi nevojë për të gjithë! Për çunat, për gocat, për ata që punojnë në privat, për ata që vijnë nga emigracioni, për ata që mund të kenë ardhur sot në Tiranë, ose për ata që kanë 5-6 gjenerata në Tiranë. Ne kemi nevojë për të gjithë! Ajo që po më pëlqen nga kjo fushatë është numri i profesionistëve, i të aftëve, i të mirëve, i studentëve me 10-ta, i atyre që janë ekselentë, i atyre që janë të suksesshëm, të cilët po na bashkohen. Ta mbajmë hapur këtë derë dhe ta mbajmë hapur partinë, si e vetmja mënyrë për të siguruar të ardhmen dhe për të pasur një fitore edhe më të madhe vitin që vjen”, theksoi Veliaj.

Ai u shpreh se zonat rurale në kryeqytet kanë njohur rritje të vlerës së pronës falë investimeve dhe përmirësimit të infrastrukturës. “Urbanizimi që ka ndodhur në Dajt është i pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër. Dikur kjo lagje ka qenë komplet fshat, sot është një nga pjesët më të urbanizuara të qytetit. Sot vlera e pronës në Dajt, për shkak të kantiereve të reja të punës, ka kërcyer më shumë se kudo tjetër. Po kjo është gjë e mirë sepse të është dy-fishuar apo tre-fishuar vlera e shtëpisë. Për dikë që nuk i ka mundësitë, bashkia ofron kredi të butë me interes zero. Pra, në vend që të paguash qiranë, ti shkon paguan me ato lekë kredinë e shtëpisë, me interes zero”, tha ai.

Veliaj u shpreh se edhe kundërshtari më i madh i PS, ka fituar gjatë qeverisjes së socialistëve, pasi prona e tij vlen më shumë. “Fakti që është rritur vlera e pronës, do të thotë se edhe ai që na shan dhe rri tërë ditën në divan duke dhënë mend se si bëhet kjo punë, është bërë më i pasur, edhe duke mos na votuar. Do të thotë se edhe duke ndenjur në shtëpi, duke qenë kundër këtyre zhvillimeve, duke organizuar protesta për çdo aktivitet, – për çdo rrugë, për çdo rrugë, për çdo investim, për unazën, për Astirin, për sheshin, për stadiumin, për pazarin, për bulevardin, për liqenin, për lodrat, – edhe kundërshtari më i madh sot është më i pasur. Kur qeverisin socialistët, bëhet qytet, bëhet shtet dhe përfitojnë të gjithë”, shtoi më tej ai.

Veliaj u ndal gjerësisht edhe te investimet në zonat rurale. Ai deklaroi se rezultatet pozitive në zgjedhje kanë ardhur falë punës së bërë. “Njerëzit duhen trajtuar kudo njësoj. Është fakt se rruga në Zall-Bastar e ka bërë Zall-Bastarin të ndihet si një lagje e Tiranës, jo fundi i botës. Sot ke qejf të kalosh në by-passin që është bërë me “Rrugën e Arbrit”, dhe fakti që lidhja e “Rrugës së Arbrit” me Zall-Bastarin e kthen distancën në punë minutash, të jep kënaqësi ajo zig-zage mes pishave. Rezultati flet vetë. Njerëzit të japin besim aty ku ke punuar dhe aty ku ke mbajtur fjalën. Jam i bindur se tani që kthehemi me fjalën e mbajtur, me premtim të kryer dhe me një super rrugë të Shën Mërisë, që është dega më kryesore e gjithë asaj zone, do të kemi një rezultat edhe më të mirë”, deklaroi Veliaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →