Kryetari i Partisë Republikane, deputeti Fatmir Mediu, duke folur për votën e emigrantëve është shprehur se Partia Socialiste ka sabotuar Komisionin për Reformën Zgjedhore, duke bllokuar në këtë mënyrë edhe një të drejtë kushtetuese të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.
Mediu, në emisionin Sintezë në Neës24, e konsideroi si një mundësi të mirë hyrjen në politikën shqiptare të të rinjve dhe të rejave, qytetarëve të kualifikuar që sot jetojnë në Europë, SHBA, Kanada apo kudo, duke i dhënë një tjetër dimension politikës shqiptare.
Ai theksoi se opozita nuk ka pse të ketë frikë nga vota e diasporës.
“Duhet të gjykojmë të gjithë së bashku që vetëm pjesëmarrja në zgjedhje, shmang manipulimin e zgjedhjeve”, tha Mediu.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co