Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, i ftuar në studion e “Open” në Neës24, ka komentuar votimin e zhvilluar në Kuvend sot ku mazhroanca nuk lejoi shqyrtimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës.
Shabani u shpreh se nuk kishte nevojë për një votim në Parlament dhe se mjafton që deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të adresuar rastin.
“Kushtetuta thotë se deputetët nuk mund të kryejnë veprimtari fitimprurëse që buron nga buxheti i shtetit. I shoqi i Olta Xhaçkës është investitor strategjik. Janë bërë manovra që të kalojë toka në pronësi të tyre. Kjo mjafton që deputetët t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, nuk ka nevojë për votim. Praktikisht, si precedent tregon se pas këtyre është Rama. Pra Ramës nuk i hanë kumbulla pas shpine, por ha kumbulla bashkë me këta. Nuk e kuptoj rolin e opozitës, Bardhi me 14 deputetë të shkojë në GJK. Ky precedent nuk i pengon ata që t’i turren pasurive publike dhe të mbrojnë njëri-tjetrin si çetë”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co