Bota

PS prezanton platformën ‘Deputeti që Duam’, Rama: Aplikantët duhet të jenë vlerë e shtuar! Askush nuk do t’ju vijë pas për të…

ps prezanton platformen deputeti qe duam rama aplikantet duhet te jene vlere e shtuar askush nuk do tju vije pas per te
ps prezanton platformen deputeti qe duam rama aplikantet duhet te jene vlere e shtuar askush nuk do tju vije pas per te





































Partia Socialiste ka prezantuar platformën ‘Deputeti që Duam’. Kryeministri Edi Rama është shprehur se aplikantët duhet të jenë vlerë e shtuar, duke theksuar që ata të tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe të tregojnë se kanë kandidatë që i duhen PS-së.

Rama u shpreh se nuk do u shkojnë nga pas për t’i mësuar apo për t’u kërkuar llogari, por do i ndjekin në distancë për të parë sesi e promovojnë kandidaturën e tyre për të fuqizuar personin publik që do të bëhen.

Kryeministri Edi Rama: Platforma është një instrument që për herë të parë ne e kemi vendosur në qendër të një procesi që ndryshe nga hera e parë, fillon thuajse një vit para zgjedhjeve dhe afro 9 muaj përpara se të regjistrohen kandidatët që do të jenë pjesë e skuadrës përfaqësuese të PS.

Ju jeni grupi i parë i aplikantëve që jeni këtu, por që do të zgjerohet me aplikantë të tjerë, të cilët duke filluar nga ju, nuk duhet të presë që mbasi u bë aplikimi, të ndodhi përzgjedhja.

Avantazhi i atyre që vijnë më parë është vetëm koha që kanë në dispozicion për të treguar se janë një vlerë e shtuar në skuadrën tonë. Vlerë të shtuar nuk të bën mosha më e re, as fakti që ke dëshirë apo as fakti që mund të flasësh bukur apo mund të kesh qenë më parë në rrethin më të gjerë që ka PS, nuk të bën as lidhja apo nyejt që mund të kesh me PS. Të gjitha këto janë krejtësisht të pamjaftueshme.

Vlerë të shtuar të bën çfarë ti je në gjendje të demonstrosh, duke treguar se je kandidat që i duhesh skuadrës së PS, duhet ta demonstrosh këtë përditë.

Po përgatit dhe një udhërrëfyes me sugjerime, që ju do t’i ndiqni sipas dëshirës. Askush nuk do t’u vijë pas për të kërkuar llogari, për t’ju mësuar, do ju ndjekim në distancë për të parë sesi promovoni kandidaturën tuaj duke fuqizuar personin tuaj publik që sot është i panjohur, dhe që nesër kur të vijnë zgjedhjet të jetë i njohur në komunitetin e tij, në një rreth të caktuar profesionistësh, i njohur në rrjete sociale për një grup të caktuar njerëzish dhe një individ që ka provat se pas tij ka zgjedhës që do zgjedhin ta mbështesin. Kjo platformë është për të gjithë ata që përndryshe nuk u vjen radha.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts