Tre ministrat e rinj të kabinetit Rama, Petrit Malaj tek Financat, Pirro Vengu te Mbrojtja dhe Ervin Hoxha tek Ministria e Brendshme morën sot kartonat jeshilë të maxhorancës socialiste.
Votimi i tre ministrave të rinj u shoqërua me duartrokitje nga të majtët, ndërkohë që nuk munguan nga ata që shkuan të shtrëngojnë duart me ministrat e rinj.
Në foton e realizuar nga LSA, duket deputeti Denis Deliu, i cili shtërgun duart me Pirro Vengun, ndërkohë që është duke i marrë numrin ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Seanca e parlamentit u shoqërua me tensione, ku opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit.
Gazment Bardhi ka lëshuar akuza të forta ndaj maxhorancës për mënyrën se i u shkarkuan ministrat e ‘vjetër’ të kabinetit.
Për këtë arsye Grupi i PD kërkoi të zhvilloheshin diskutime në Parlament.
Por në seancën e fundit si kryetare Lindita Nikolla u përplas me opozitën, duke përjashtuar Gazment Bardhin nga punimet e Parlamentit.
Ajo që ra në sy ishte look-u i ri Elisa Spiropalit, e cila kishte veshur një xhaketë blu.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co