Shtëpia e Bardhë dënoi të hënën vërejtjet e shefit të Tesla-s, Elon Musk për dhunën politike si “të papërgjegjshme”, pas një postimi tashmë të fshirë në X, ku Musk komentoi një atentat kundër ish-presidentit Donald Trump.
“Nuk ka vend për dhunë politike apo ndonjë dhunë ndonjëherë në vendin tonë,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, duke theksuar rëndësinë e dënimit të dhunës. “Kjo retorikë është e papërgjegjshme”, shtohet në deklaratë.
Në një postim të dielën, Musk tha: “Dhe askush nuk po përpiqet të vrasë Biden/Kamala”, duke i kthyer përgjigje një përdoruesi të X i cili pyeti: “Pse duan të vrasin Donald Trump”.
Pronari i X sqaroi se ishte menduar si shaka, duke pranuar potencialin për keqinterpretim në formatin e tekstit. “Epo, një mësim që kam mësuar është se vetëm sepse i them diçka një grupi dhe ata qeshin, nuk do të thotë se do të jetë aq qesharake sa një postim në X,” shtoi ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co