Pse duhet të blejnë qytetarët në Tiranë? Çoçoli: Shqipëria është treg në rritje, si ndryshoi vlera e pronës në 6 muaj

pse duhet te blejne qytetaret ne tirane cocoli shqiperia eshte treg ne rritje si ndryshoi vlera e prones ne 6 muaj
pse duhet te blejne qytetaret ne tirane cocoli shqiperia eshte treg ne rritje si ndryshoi vlera e prones ne 6 muaj

[embedded content]

Gazetari Fatos Çoçoli i ftuar në studion e “Open” ka folur për situatën e pronave të paluajtshme në kryeqytet, duke theksuar se Shqipëria është treg në rritje.

Çoçoli u shpreh se qytetarët po inkurajohen të investojnë në kryeqytet me arsyetimin se Shqipëria është treg në rritje ndryshe nga disa vende të tjera në Evropë.

“Ndërsa në Milano pritet një rritje prej vetëm 1.5% të vlerës së apartamenteve në vitet e ardhshme, në Shqipëri, Banka Qendrore raporton se çmimi i pronave është rritur me 16.9% në gjashtë muajt e fundit,” tha ai.

Sipas tij, çmimi i pronave po rritet gati çdo ditë.

[embedded content]

Ai theksoi se ka shumë faktorë që e mbajnë çmimin lart, duke e bërë të vështirë për qytetarët e thjeshtë të blejnë një shtëpi. “Ky është një problem i rëndësishëm, dhe qytetarët duhet të ndihmohen. Nëse qeveria merr iniciativa për të ulur përqindjet e interesit, kjo do të ndihmonte,” shtoi Çoçoli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →