Pse e qara shkakton dhimbje koke?

pse e qara shkakton dhimbje koke
pse e qara shkakton dhimbje koke

Ka diçka të mirë që vjen bashkë me të qarën: një ndjesi çlirimi e jashtëzakonshme! Por teksa na ndihmon të çlirojmë emocionet, mërzitjen, madje ka edhe një ndjesi lehtësimi nga stresi, dhimbja e kokës është një pasojë që vjen bashkë me këtë proces.

Por, pse ndodh kjo?

Sipas mjekëve e qara shkakton dhimbje koke dhe kanë disa shpjegime për këtë fenomen.

“Të qarat mund të ndodhin nga stresi dhe kjo e bën trupin që të çlirojë hormonet e stresit, përfshirë edhe kortizolin”, thotë mjekja Javeed Siddiqui.

“Këto hormone stresi mund të shkaktojnë dhimbje koke, së bashku me ndjesitë e fytit të acaruar dhe hundëve të zëna”, shton ajo.

Hulumtimet nga “BBC Science Focus” tregojnë se stresi mund të shkaktojë ‘gërvishtje’ të muskujve në fytyrën tuaj, duke krijuar presion që shkakton tension dhe dhimbje koke.

“Sa më i madh të jetë stresi, aq më e gjatë është e qara dhe aq më i madh është çlirimi i hormoneve të stresit,” shpjegon mjekja Natasha Bhuyan.

“Unë do të thosha se intensiteti i stresit dhe kohëzgjatja e tij ndikojnë në shkallën e dhimbjes së kokës që përjetoni nga e qara.”

Si ta ndaloni një dhimbje koke pasi keni qarë?

Trajtimi i kësaj gjendjeje është mjaft i thjeshtë.

“Qasja më e mirë është kujdesi, pushimi dhe hidratimi,” shton mjekja.

Ulja e tensionit mund të ndihmojë në uljen e hormoneve të stresit, të cilat nga ana tjetër lehtësojnë dhimbjen e kokës. Provoni të vendosni një kompresë të ftohtë në sytë tuaj ose në pjesën e pasme të qafës dhe do e shihni që do të ndiheni shumë më mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →