Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, në fjalimin e mbajtur përpara gazetarëve, u pyet nga gazetari Igli Çelmeta se përse ka emëruar një person pa certifikatë sigurie në krye të IT të Policisë së Shtetit.
“Nuk keni informacionin e duhur dhe jeni të gabuar në pyetjen që bëni”, tha Rrumbullaku.
[embedded content]
Gazetari Igli Çelmeta: Pse emëruat në krye të IT të Policisë së Shtetit një person, pa certifikatë sigurie në kohën kur plasi skandali i TIMS. Pse e kthyer në detyrë, pasi kishte pak ditë që e kishit pezulluar?
Muhamet Rrumbullaku: Për ju dhe publikun e gjerë, duhet të dini mjaft mirë legjislacionin shqiptar në lidhje me informacionin e klasifikuar sekret shtetëror dhe procedurat e aktet normative që ndihmojnë punën për procedurat që ndiqen për pajisjet me certifikatë sigurie të të gjithë drejtuesve policorë, sipas vendimit të Komisionit. Nuk keni informacionin e duhur dhe jeni të gabuar në pyetjen që bëni.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co