FATOS ĂOĂOLI
Ngaqë po përdorim shumë më tepër kartat që kemi për të bërë pagesa. Dhe kjo është një gjë e mirë për të gjithë ne. Po paguajmë më shumë pa e parë lekun, pra me kartë. Me kartë debiti apo krediti. Karta e debitit është ajo kartë, nga ku ti merr nga ATM paratë që të janë depozituar në bankë nga rroga jote. Karta e kreditit është kur ke depozituar vetë disa para në llogari dhe me kartën kryen pagesa pa lekë në dorë. Këto pagesa janë shtuar ndjeshëm edhe për këtë vit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në gjashtë muajt e parë janar-qershor 2024, pati gjithsej 8.85 milionë pagesa me kartë në aparatet elektronike POS të shitjes.
Në krahasim me 5.66 milionë pagesa me kartë të periudhës janar-qershor 2023, numri i tyre është rritur me 36 për qind më shumë. Ndërkohë, vlera totale e pagesave me kartë për gjashtë muaj ka arritur në 37 miliardë lekë, me një rritje prej 41% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Duke pasur parasysh se periudha e pikut turistik korrik-gusht shoqërohet me rritje të pagesave me kartë, është e pritshme që vlera e pagesave për gjysmën e dytë të këtij viti të jetë më e lartë. Rritja e numrit të turistëve të huaj në vitet e fundit është ndër faktorët kryesorë që po ndikon në rritjen e shpejtë të pagesave me kartë bankare në Shqipëri. Rritja e kërkesës së tregut për pagesa me kartë po shoqërohet edhe me zgjerimin e numrit dhe bazës së bizneseve që pranojnë pagesa të tilla. Sektori i turizmit i ka dhënë një shtysë të konsiderueshme pozitive këtyre pagesave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i aparateve POS për pranimin e pagesave me kartë në mesin e këtij viti arriti në 21 mijë e 775, në rritje të mëtejshme me 23 për qind, në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Rritja e pagesave me kartë është një sinjal pozitiv në drejtim të uljes së përdorimit të parasë fizike në ekonomi.
ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« vend me shkallĂ« tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« lartĂ« tĂ« parasĂ« letĂ«r. Sipas tĂ« dhĂ«nave nga Banka e ShqipĂ«risĂ«, nĂ« mesin e vitit 2024, numri i kartave bankare aktive arriti nĂ« 1.48 milionĂ«, nĂ« rritje krahasuar me njĂ« vit mĂ« parĂ«. Pagesat me kartĂ« dhe ato âhomebankingâ (shĂ«rbimet bankare elektronike nga shtĂ«pia), gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« po bĂ«hen pjesĂ« e pĂ«rditshmĂ«risĂ« sĂ« qytetarĂ«ve tanĂ«. VĂ«llimet e pagesave me kartĂ« debiti apo krediti janĂ« rritur ndjeshĂ«m, sidomos gjatĂ« pesĂ«vjeçarit tĂ« fundit 2019- 2023. Aparatet POS, qĂ« na lejojnĂ« tĂ« blejmĂ« mallra dhe shĂ«rbime pĂ«rmes kartĂ«s sĂ« debitit apo kreditit bankar, gati janĂ« dyfishuar nĂ« dyqane, hotele, bare, restorante, etj. nĂ« vetĂ«m katĂ«r vitet e fundit. KĂ«ta tregues janĂ« dĂ«shmi e rritjes sĂ« pĂ«rdorimit tĂ« instrumenteve elektronike nga konsumatorĂ«t tanĂ«, gjĂ« qĂ« ndikon pozitivisht edhe nĂ« formalizimin e ekonomisĂ«.
Zhvillimet pozitive tĂ« sistemit âAIPS EUROâ, por edhe rritja e konsiderueshme e pagesave elektronike gjatĂ« vitit tĂ« fundit dhe nĂ« gjysmĂ«n e parĂ« tĂ« kĂ«tij viti, po dĂ«shmojnĂ« dobinĂ« e masave tĂ« ndĂ«rmarra nga Banka e ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r tĂ« rritur qasjen e qytetarĂ«ve nĂ« sistemin bankar. Viti 2023 shĂ«noi njĂ« shtim tĂ« konsiderueshme tĂ« popullsisĂ« mbi 18 vjeç qĂ« zotĂ«ron njĂ« llogari bankare, nĂ« masĂ«n 78 pĂ«r qind, nga rreth 68 pĂ«r qind qĂ« ishte nĂ« vitin 2021. Rritje tĂ« fortĂ« kanĂ« pasur edhe llogaritĂ« elektronike nĂ« vitin 2023, duke e çuar pĂ«rfshirjen financiare tĂ« popullsisĂ« nĂ« nivelin 85 pĂ«r qind.
Zbatimi i ligjit âPĂ«r llogarinĂ« e pagesave me shĂ«rbime bazikeâ, i cili ka nisur qĂ« nga 1 prilli 2024 po kontribuon nĂ« pĂ«rfshirjen akoma dhe mĂ« tĂ« madhe financiare tĂ« popullsisĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, sidomos tĂ« pensionistĂ«ve tanĂ«, qĂ« janĂ« mbi 700 mijĂ« veta, nĂ« nivele tĂ« ngjashme me ato tĂ« Bashkimit Evropian.
Pagesat përmes kartave, por në tërësi, digjitalizimi i pagesave tona, edhe në sajë të nismave dhe strategjisë së bankës sonë qendrore, Bankës së Shqipërisë, është sot në qendër të vëmendjes së opinionit publik për dy arsye. Së pari, na ka ulur nevojën e kthyer shpesh në domosdoshmëri, për të shkuar fizikisht në një bankë tregtare, duke na kursyer kohë dhe radhë. Së dyti, bëjmë transferta bankare në rrugë digjitale, përmes celularit apo kompjuterit të shtëpisë apo punës, shumë më të lira, se sa tarifat përmes sportelit bankar. Dhe vërtet, digjitalizimi i pagesave, në kuptimin praktik, do të thotë të mos jesh i detyruar të shkosh më në një degë banke.
Të paguash detyrimet për shtetin, tatime, taksa, TVSH, sigurime shëndetësore dhe shoqërore, pa shkuar në postë, ose në bankë. Të paguash për shërbimet si energjia elektrike, uji, telefoni, gjoba makine apo tatimore, etj., pa mbajtur radhë në sportelin e bankës, apo të postës. Realisht, të përmirësohet jeta dhe të kursehen ditë të tëra sorollatje dhe humbje kohe gjatë një muajit të vetëm! Mund ta bëjmë këtë, pa na u dashur që të dimë se ku është dega fizike e bankës tregtare, nëse është e hapur apo mbyllur, nëse ka radhë apo jo. Kjo, nga njëra anë, do të thotë se po paguajmë shumë më tepër se më parë, por ama, po paguajmë më pak me para në dorë! Nga ana tjetër, me pagesat elektronike, paguajmë komisione bankare më pak dhe ekonomia jonë formalizohet më shumë. Të gjithë përfitojmë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co