Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë Petrit Ahmeti, duke folur në Komisionin e Ekonomisë në parlament tha se ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi blackoutin e energjisë elektrike më datë 21 qershor 2024.
Ahmeti tha se përgjigja e pyetjes se kush i fiku dritat në Ballkan në këtë datë do të mund të jepet, vetëm pas hetimeve.
“Është një situatë jo pak e vështirë në të gjithë rajonin. Defektet në linjat 400 kilovolt nuk ndodhin shpesh dhe prandaj duan një analizë serioze. Ne presim analizën e këtij fenomeni, që duhet thënë se nuk ndodhi vetëm në Shqipëri, por edhe tek vendet tona fqinje. Ka qenë një defekt që ka ndodhur edhe në Malin e Zi dhe në Greqi. Aktualisht institucionet po analizojnë fenomenin, pasi nuk dihet se përse ka ndodhur ky incident.
Ju garantoj se nuk është problem i brendshëm, që ndikon tek linjat e vendit. Presim raportin e ekspertëve të BE-së për defektin. Ne kemi marrë sot informacion se për një kohë të shkurtër u vu në punë sistemi shqiptar. Analiza do të na tregojë dhe përse ndodhi fikja e energjisë elektrike në Tiranë e në qytete të Shqipërisë. Është çështje sensitive, prandaj duhet të presim analizën”, tha Ahmeti.
[embedded content]
“Unë nuk dua që të hyj në ato që thuhen, se disa mund të jenë të vërteta e disa gënjeshtra. Është më e saktë edhe për detyrën dhe autoritetin që kemi, që të presim analizën përfundimtare që do i bëhet këtij fenomeni. Analiza do të bëhet nga institucion i pavarur, që do të japë përfundimet, arsyet pse ndodhi. Që nga momenti çfarë ndodhi derisa u zgjidh situata. Sistemi 400 kilovolt ka garanci të lartë të sigurisë, shpesh bën pjesë në sigurinë kombëtare”, tha kreu i ERE.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co