Publikohet VIDEO, momenti kur mjeku ‘arratiset’ nga gjykata. Duhej të shoqërohej nga polici

publikohet video momenti kur mjeku arratiset nga gjykata duhej te shoqerohej nga polici
publikohet video momenti kur mjeku arratiset nga gjykata duhej te shoqerohej nga polici

Sot në Gjykatën e Tiranës, u paraqit mjeku onkolog, Edmond Gashi. Kur hyri në gjykatë, ai nuk foli shumë për mediat.

Kur foli, pas seancës gjyqësore, ku iu konfirmua edhe masa e sigurisë “arrest shtëpie”, mjeku që akuzohet se nuk iu shërbente pacientëve të sëmurë me tumor, por i çonte në klinikën e tij private “Megis”, duket se nuk ishte aq i qetë.

Mjeku Gashi ka dalë nga ana e pasme e gjykatës, mirëpo as kjo ‘lëvizje’ e tij nuk iu ka shpëtuar medieve. Edmond Gashi duket teksa vrapon, pasi ka dalë nga dera e pasme e gjykatës. Më herët, Gashi është parë në hollin e gjykatës. Në momentin që dikush hap derën, ai përfiton nga diçka e tillë dhe largohet me vrap.

[embedded content]

Sipas ligjit, mjeku Edmond Gashi duhej të shoqërohej nga një polic për në banesën e tij, ku më pas do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata, atë të “arrestit të shtëpisë”. Mjeku Gashi akuzohet për shpërdorim detyre. Ai del në përgjime, duke thënë fjalë aspak etike e të përshtatshme për pacientët e sëmurë.

Në lidhje me “arratisjen” e mjekut Edmond Gashi, reagoi sot edhe Gjykata e Tiranës. Sipas reagimit të Gjykatës, Edmond Gashi ka dalë nga hyrja e autorizuar për gjyqtarët, duke përfituar nga hapja e derës në mënyrë rastësore nga një punonjës i gjykatës. Edhe gjykata tha se Gashi është larguar i pashoqëruar nga policë, pasi këta të fundit duhet ta shoqëronin atë në banesë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →