TIRANË – Autoriteti Rrugor Shqiptar, ARRSH, me anë të një lajmërimi në rrjetet sociale, shprehet se për shkak të punimeve në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, do të bëhet bllokimi i trafikut të rrugës në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën e Rashbullit.
Automjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës. Për të mos bllokuar qarkullimin e makinave gjatë ditës, bllokimi do të nisë sonte në orën 22:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit.
Njoftimi i ARRSH:
Njoftim!
⚠️Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull🚧
🚗Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.
🛣️Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.
🦺Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
🙏Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.
#ARRSH #MIE
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co