Punonjës i një kompanie transporti, 35-vjeçari kapet me 11 kg drogë dhe një biçikletë të vjedhur

punonjes i nje kompanie transporti 35 vjecari kapet me 11 kg droge dhe nje biciklete te vjedhur
punonjes i nje kompanie transporti 35 vjecari kapet me 11 kg droge dhe nje biciklete te vjedhur

Pas një hetimi të gjatë, policia italiane arrestoi një 35-vjeçar shqiptar me banim në Bolzano.

Burri ishte i punësuar në një kompani transporti, jetonte në lagjen Kaiserau, kishte një leje qëndrimi dhe gjithashtu zotëronte një garazh në lagjen Don Bosco. Megjithatë, të ardhurat e tij nga puna e rregullt me sa duket nuk i mjaftonin.

Siç zbuluan oficerët e rendit, ai grumbulloi “rrogën” e tij duke poseduar mallra tw vjedhu dhe duke shpërndarë drogë. Gjatë kontrollit në garazh, efektivët e rendit gjetën dy biçikleta elektronike të shtrenjta, të cilat ishin vjedhur në qytet pak ditë më parë.

Ata tashmë u janë kthyer pronarëve të ligjshëm. Hetuesit kanë sekuestruar edhe 11 kilogramë marijuanë dhe një shumë prej 2990 euro.

Ai akuzohet për marrjen e pasurive të vjedhura dhe trafik droge. Hetimet janë duke u zhvilluar për të identifikuar kanalet e mundshme të shitjes dhe mbështetësit.

Kuestori Paolo Sartori i hoqi lejen e qëndrimit shqiptarit në mënyrë që ai të dëbohej më pas nga vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →