Punonjësit shqiptarë përdorin matematikë elementare në punë, shumë më pak se rajoni dhe BE

punonjesit shqiptare perdorin matematike elementare ne pune shume me pak se rajoni dhe be





































Punonjësit shqiptarë përdorin përllogaritje matematikore në vendin e punës më pak se në Ballkan dhe në vendet e BE-së, pasi ekonomia jonë është e bazuar në një model ekonomik që nuk kërkon shumë aftësi.

makine llogaritese

Më shumë se gjysma (54%) e shqiptarëve raportojnë se kryejnë llogaritje të thjeshta me numra, për shembull, duke shtuar, duke zbritur, duke shumëzuar ose duke pjesëtuar, si pjesë e punës së tyre kryesore, vuri në dukje Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës. Kjo përqindje është më pak se mesatarja e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB5 60%) dhe BE-së (76%),

Të dhënat e anketës tregojnë se burrat kanë më shumë gjasa se gratë (57% kundrejt 51%) që të kryejnë llogaritje të thjeshta, si dhe punëtorët më të rinj (66% e atyre të moshës 25-34 vjeç kundrejt 33% e atyre të moshës 55-64).

Detyra të tilla janë gjithashtu më të zakonshme tek ata me arsim të nivelit të lartë (70%), krahasuar me 58% të atyre me arsim të mesëm dhe 31% të atyre me arsim të nivelit të ulët.

Në mënyrë të ngjashme, përqindja e atyre që punojnë në profesione të kualifikuara që i përgjigjen kësaj pyetjeje në mënyrë pozitive është shumë më e lartë (74%) sesa tek ata me profesione që lidhen me punë manuale (54%), gjysmë të kualifikuar (47%) dhe elementare (31%).

Rreth 9% e të anketuarve shqiptarë thonë se kanë përdorur matematikë më të avancuar, algjebër ose statistikë, për shembull llogaritje, regresione, simulime, që është më e ulët se në BE (16%) dhe në 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (11%).

Përdorimi i matematikës së avancuar ka më shumë gjasa te punëtorët më të rinj (10% dhe 14% e të anketuarve të moshës 25-34 dhe 35-44) sesa midis moshave më të vjetra (2% midis atyre të moshës 55-64 vjeç).

Përdorimi i matematikës së avancuar kërkohet gjithashtu më shumë tek ata që punojnë në sektorin publik, arsim apo shëndetësi (12%) dhe shërbime (10%), për dallim nga ata që punojnë në industri apo bujqësi (6%).

Sipas anketës, shumica e punonjësve kryejnë aktivitete për zgjidhjen e problemeve në punën e tyre kryesore. Afro gjashtë në dhjetë (58%) shqiptarë raportojnë se kryejnë aktivitete të zgjidhjes së problemeve të paktën shpesh si pjesë e punës së tyre kryesore , që është mbi mesataren e WB5 (52%). Gratë kanë pak më shumë gjasa ta bëjnë këtë sesa burrat (61% kundrejt 56%).

Përfshirja në aktivitetet e zgjidhjes së problemeve është gjithashtu më e lartë në mesin e atyre që punojnë në sektorin publik, arsim apo shëndetësi (70%) dhe shërbime (62%), për dallim nga ata që punojnë në bujqësi ose industri (48%)./Monitor

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →