Sport

“Pushim” pas 100 ditësh, frymëmarrje për Interin e Inzagit













































Më në fund pak frymëmarrje në prag të ndeshjes së madhe kundër Juventusit. Interi i karikuar nga suksesi i së hënës ndaj Fiorentinës është rikthyer të punojë në “Appiano” me një horizont më të qetë.

inter

Për herë të parë që nga nëntori nuk ka ndeshje në mesjavë, Champions, Kupë Italie apo ndeshje që duhen rikuperuar. Do të jetë më i qetë.

Numrat tregojnë gjithçka. Kanë kaluar 101 ditë nga hera e fundit kur Interi ka pasur vetëm një ndeshje në javë.

JAVË E LIRË- Simone Inzagi ka punuar në nëntor për një javë, por në atë kohë shumë lojtarë kanë qenë të impenjuar me kombëtaret e tyre.

Interi ka luajtur më 10 nëntor kundër Napolit dhe pastaj u rikthye më 23 ndaj Veronës duke i shënuar 5 gola.

Nga ajo ditë deri tani ka pasur një sërë impenjimesh: 10 ndeshje në kampionat, 4 në Champions, 1 në Kupën e Italisë dhe 2 në Superkupën e Italisë. Pa harruar edhe ndeshjet që duhet të rikuperojë me Bolonjën dhe Fiorentinën.

Edhe pas derbit, nuk morën frymë, sepse u desh që të rikuperonin duelin me Fiorentinën. Pas Juventusit, do të jetë një tjetër ndeshje ndaj Xhenoas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts