Pushteti vendor tkurr investimet kapitale, por i rrit për personelin! Fondet e bashkive mbeten stok

pushteti vendor tkurr investimet kapitale por i rrit per personelin fondet e bashkive mbeten stok





































Mosrealizimi i programeve tĂ« investimeve publike po shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« “pandemi”.

investime-kapitale

Të dhënat zyrtare tregojnë se edhe pushteti vendor kishte ritme shumë të ulëta të realizimit të fondeve për investime në 5 mujorin e parë, ndonëse nevojat e komuniteteve lokale janë të mëdha sidomos në infrastrukturë.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë 5 mujorit 2024 shpenzimet për investime janë realizuar në masën 4,2 miliardë lekë më një rënie prej 16 për qind se e njëjta përudhe e vitit 2023, teksa shihet se shpenzimet ndaj personelit u rriten me tej.

Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë janar-maj 2024 shpenzimet e personelit zunë 52.6% e shpenzimeve totale të pushtetit vendor nga 48.8% që ishin një vit më parë. Ato janë realizuar në masën 13,2 miliardë lekë ose rreth 14% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023 si rrjedhoje e rritjes së pagave për punonjësit e administratës lokale.

Shpenzimet Kapitale janĂ« njĂ« zĂ« mjaft i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« buxhetin vendor, pasi mĂ«nyrĂ« direkte e indirekte sjellin zhvillim ekonomik dhe pĂ«r rrjedhojĂ«, ndikojnĂ« mirĂ«qenien e qytetarĂ«ve. MirĂ«po ky zĂ« ka njĂ« peshĂ« tĂ« vogĂ«l nĂ« shpenzimet totale tĂ« pushtetit vendor, nĂ« krahasim me shpenzimet pĂ«r personelin dhe ato operative. BashkitĂ« çojnĂ« mĂ« shumĂ« fonde pĂ«r shpenzimet operative se sa nĂ« zĂ«rin e investimeve tĂ« cilin dĂ«shtojnĂ« tĂ« realizojnĂ« pĂ«r shkak tĂ« kapaciteteve tĂ« dobĂ«ta pĂ«r  projekteve.

Nga analiza e të dhënave sipas llogarive ekonomike, vihet re se të gjithë zërat e shpenzimeve korente kanë rritje këtë vit. Për 5M 2024 ato rezultojnë 6.4 miliardë lekë nga 6.2 që ishin në 5-mujorin e 2013. Shpenzimet operative në këtë periudhë përbëjnë rreth 25.6% të totalit të shpenzimeve vendore.

Shpenzimet e pushtetit vendor janë një tregues i rëndësishëm i procesit të menaxhimit të financave publike në nivel vendor. Ndër vite, këto shpenzime janë shfaqur në rritje të lehtë dhe kjo vjen si pasojë e rritjes së nivelit të shërbimeve dhe funksioneve që pushteti vendor ofron për qytetarët.

GjatĂ« vitit 2023 tĂ« dhĂ«nat pĂ«r investimet e bashkive tregojnĂ« se, nga totali i programuar prej 48 miliardĂ« lekĂ«sh (460 mln euro) janĂ« investuar vetĂ«m 45% e tyre, njĂ« vlerĂ« 26 miliardĂ« lekĂ« (252 mln euro). Nga 5228 projekte nĂ« total tĂ« programuara pĂ«r t’u financuar mĂ« 2023, janĂ« financiar mĂ« pak se gjysma, ose vetĂ«m 2546 projekte.

Në një kohë që fondet e bashkive mbeten stok pa u realizuar, rajone të tëra rurale në të gjithë vendin janë duke u shpopulluar, si rezultat i mungesës së infrastrukturës, rrugore, shëndetësore dhe shkollave./Monitor

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →