Pushtimi i rajoneve jugore nga Ukraina alarmon Putin, presidenti rus thërret mbledhje urgjente në Kremlin dhe hedh akuza: Perëndimi ndihmoi Kievin të na sulmojë

pushtimi i rajoneve jugore nga ukraina alarmon putin presidenti rus therret mbledhje urgjente ne kremlin dhe hedh akuza perendimi ndihmoi kievin te na sulmoje
pushtimi i rajoneve jugore nga ukraina alarmon putin presidenti rus therret mbledhje urgjente ne kremlin dhe hedh akuza perendimi ndihmoi kievin te na sulmoje

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Ukraina po zhvillon inkursione me qëllim destabilizimin e territoreve kufitare. Ai deklaroi se rajoni i radhës që mund të shënjestrohet nga ushtria e Kievit është Bryanks, teksa luftime po zhvillohen edhe në Kursk e Belgorod. Ushtria ukrainase ka hyrë 30 km në brendësi të territorit rus.

“Qetësia relative në rajonin e Bryanks nuk garanton se kjo situatë do të zgjasë dhe për këtë arsye ne duhet të përgatitemi për skenarë të ndryshëm”, ka deklaruar Putin, raporton agjencia ruse e lajmeve, Ria Novosti.

Duke pranuar vështirësitë e ushtrisë ruse në front, ai ka paralajmëruar se Ukraina do të marrë një përgjigje të denjë për ofensivën e saj.

“Ukraina do të marrë një përgjigje të denjë për sulmin ndaj territorit rus dhe Moska do t’i arrijë të gjitha objektivat e saj”, tha Putin.

Ai ka shtuar ndër të tjera se “ofensiva ukrainase në rajonin e Kurskut tregon pse regjimi i Kievit refuzoi ofertat e paqes nga Moska dhe ndërmjetësuesit”. Për Putin, sulmi Ukrainas ndaj Rusisë është ndihmuar nga Perëndimi.

“Ukraina sulmoi territorin rus me ndihmën e Perëndimit me synimin për të përmirësuar pozicionin e saj për negociatat e ardhshme”, vijoi shefi i Kremlinit.

Nisur nga situata e jashtëzakonshme në jug të Rusisë nën sulmin e ushtrisë së Ukrainës, Vladimir Putin ka thirrur një takim urgjent në Kremlin për të diskutuar atë që po ndodh në Kursk dhe rajonet e tjera ruse të rrezikuara, në ditën e shtatë të inkursionit nga forcat e Kievit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →