Bota Kuriozitete

Puthje “pasionante” mes Macron dhe ministres së Sportit! Fotot e presidentit francez bëjnë xhiron e rrjetit, ndjekësit: Gruas së tij s’do i pëlqejë

puthje pasionante mes macron dhe ministres se sportit fotot e presidentit francez bejne xhiron e rrjetit ndjekesit gruas se tij sdo i pelqeje





































Një foto e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe ministres së sportit, Amelie Oudea-Castera, duke u puthur në qafë gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike, ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale.

Presidentt Macron, Amelie Oudea-Castera (3)

Në foto duket Macron i cili kap krahun e ministres dhe afrohet ta puthë, ndërsa kjo e fundit njërën dorë e vendos tek krahu i Macron dhe tjetrën rreth qafës së tij, ndërsa e puth në faqe, pranë veshit.

Presidentt Macron, Amelie Oudea-Castera (1)

Që kur fotoja u bë virale, në rrjetet sociale kanë vërshuar reagimet, ku palët janë kritikuar për gjestin.

 “Më duket e pahijshme kjo foto, nuk është e denjë për një president dhe një ministër”, ka postuar një përdorues në X.

“Brigitte (gruaja e Macron) nuk do t’i pëlqejë. Gabriel Attal bën sikur shikon diku tjetër! Ai nuk di ku të qëndrojë!” ka shkruar një tjetër.

Presidentt Macron, Amelie Oudea-Castera1

Fotoja solli reagime dhe mori një vëmendjen të njerëzve pasi u postua nga revista franceze Madame Figaro, e cila e quajti puthjen të çuditshme, sipas Neë York Post.

Oudea-Castera është përfshirë në mjaft polemika këtë vit. Në fillim të këtij muaji, ajo u zhyt në lumin Seine në një përpjekje për të zbutur frikën e atletëve olimpikë mbi E.coli dhe nivelet e baktereve në ujë.

Megjithatë, një sërë ngjarjesh, përfshirë triatlonin për meshkuj, janë shtyrë për shkak të shqetësimeve për cilësinë e ujit.

Në janar, Oudea-Castera iu dha një detyrë shtesë si ministre e arsimit. Megjithatë, qëndrimi i saj ishte jetëshkurtër dhe ajo u hoq nga posti në më pak se një muaj, pasi doli në dritë se ajo kishte kritikuar shkollat ​​publike të drejtuara nga qeveria.

Presidentt Macron, Amelie Oudea-Castera (3)

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts