E veja e Alexei Navalny thotë se Vladimir Putin nuk është një politikan, por një “gangster” fitorja e pashmangshme e të cilit në zgjedhje nuk duhet të njihet ndërkombëtarisht.
Në një opinion për Ëashington Post, Yulia Navalnaya tha se nuk i kishte mbetur “asnjë zgjidhje” veçse të vazhdonte punën e burrit të saj të ndjerë, një kritik i shquar i Kremlinit, pët të cilin tha se u vra me urdhrin e drejtpërdrejtë të Putinit.
Në artikull, ajo e përshkroi presidentin rus si udhëheqësin e një grupi mafioz që shijon dhunën dhe luksin.
“Ndërsa ai nuk ka mbështetje unanime në Rusi, ka ende shumë në Perëndim që kërkojnë logjikë politike në veprimet e tij. Putini nuk është një politikan, ai është një gangster. Alexei Navalny u bë i famshëm në Rusi dhe i urryer nga Putini, pikërisht sepse që nga fillimi i luftës, ai e përshkroi hapur Putinin dhe aleatët e tij si gangsterë që kishin kapur dhe përdorur pushtetin vetëm për të interesat e tyre”, tha zonja Navalnaya.
Ajo vuri në pikëpyetje pse vendet demokratike vazhduan të njihnin udhëheqjen e një njeriu që kishte falsifikuar zgjedhjet, heshti kritikët e tij dhe nisi një luftë të përgjakshme në Evropë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co