Putin i prerë: Do t’i përgjigjemi bombardimeve ukrainase në rajonet kufitare

putin i prere do ti pergjigjemi bombardimeve ukrainase ne rajonet kufitare
putin i prere do ti pergjigjemi bombardimeve ukrainase ne rajonet kufitare

Presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të mbrojë rajonet e saj kufitare në një takim me aktivistët sot. Ai tha se vendi ka planet e veta se si t’i përgjigjet bombardimeve nga Ukraina, ndërsa shtoi se nuk do të sulmojë popullatën.

“Detyra kryesore është të garantoj sigurinë. Sigurisht ka metoda të ndryshme, ato nuk janë të lehta, por ne do ta bëjmë këtë”, -tha ai.

Rikujtojmë se Rusia ka nisur evakuimin e 1200 fëmijëve pasi Ukraina sulmoi disa rajone të saj. Zyrtarët rusë thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjithë dronët dhe raketat dhe se askush nuk mbeti i lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →