Kremlini ka konfirmuar mbërritjen e presidentit rus në Korenë e Veriut, me një mesazh shumë të thjeshtë në telegram, raporton BBC.
“Vladimir Putin mbërriti në kryeqytetin e DPRK Pyongyang”, thuhet në mesazhin e publikuar në telegram.
Kjo është vizitën e tij e parë në Korenë e Veriut në 24 vjet.
Delegacioni i Putinit përfshin Ministrin e Mbrojtjes Andrei Belousov, Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe krerët e agjencisë ruse të hapësirës.
Ai e vizitoi qytetin për herë të fundit në korrik 2000 në fillimin e karrierës së tij presidenciale. Vendi më pas drejtohej nga Kim Jong Il, i cili vdiq në vitin 2011 dhe u pasua nga djali i tij, Kim Jong Un.
Të dy liderët pritet të përdorin këtë udhëtim për të treguar lidhjet midis Rusisë dhe Koresë së Veriut. Këshilltari politik i Putinit, Yuri Ushakov, ka sinjalizuar gjithashtu se të dy vendet mund të nënshkruajnë një partneritet sigurie.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co