Putin mesazh SHBA-ve: Ndaloni furnizimin me armë për Ukrainën. Brenda disa javësh…

putin mesazh shba ve ndaloni furnizimin me arme per ukrainen brenda disa javesh
putin mesazh shba ve ndaloni furnizimin me arme per ukrainen brenda disa javesh

Mbrëmjen e djeshme u transmetuar një intervistë e presidentit rus Vladimir Putin për mediat perëndimore, e para që nga nisja e sulmit mbi Ukrainë në 2022.

Intervista është kritikuar shumë, ndërkohë që në nisje të saj, Putin shpenzoi më shumë se 30 minuta duke folur mbi historinë e Rusisë, Lituanisë, Polonisë dhe Ukrainës, në një monolog që shkonte deri në vitet 1300.

Më tej ai foli në lidhje me luftën në Ukrainë.

Ai u shpreh se ka pasur disa herë marrëveshje paqeje thuajse të finalizuara, por se sipas tij, Ukraina “i hodhi poshtë të gjitha këto marrëveshje dhe iu bind udhëzimeve të vendeve perëndimore, vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara për të luftuar Rusinë deri në fund”.

Putini fajësoi Boris Johnsonin, ish-kryeministri britanik, në veçanti. Ai u largua nga detyra në qershor 2023, por Putini pretendoi se si kryeministër ai e kishte bindur Zelenskyn të mos nënshkruante marrëveshjen e paqes në fazat e para të konfliktit.

Putini i tha Carlsonit se Rusia dhe SHBA-ja ende flasin “përmes agjencive të ndryshme” për përfundimin e konfliktit.

“Nëse vërtet doni ta ndalojmë luftën, duhet të ndaloni furnizimin me armë. Do të përfundojë brenda disa javësh”, ishte mesazhi i tij pwr SHBA-të.

Putini ka deklaruar se hera e fundit kur foli me Joe Bidenin ishte para pushtimit të Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co