“Forcimi i një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës me Vietnamin është gjithmonë një nga prioritetet tona”. Kështu tha Putin gjatë takimit të tij me homologun e tij vietnamez, To Lam.
Vizita në fjalë, që është e pesta në radhë, këto ditë shënohet 30-vjetori i Traktatit mbi Themelet e Marrëdhënieve Miqësore.
“Gjatë gjithë kësaj kohe ne kemi mbajtur kontakte të rregullta dhe të rëndësishme politike, duke përfshirë parlamentet, ministritë, departamentet, partitë, rajonet dhe organizatat publike”, -shtoi Putin, i cili më pas ftoi To Lam në festimet e 80-vjetorit të Ditës së Fitores në Moskë vitin e ardhshëm.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co