Rusia deklaroi se kishte marrë “kontrollin e plotë” të qytetit Avdiïvka, në Ukrainën lindore, pasi Kievi njoftoi tërheqjen e ushtarëve të saj nga ky qytet industrial, epiqendra e luftimeve për muaj të tërë.
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, ministri Sergei Shoigu ka informuar presidentin Vladimir Putin në Kremlin për marrjen e këtij qyteti, i cili ishte “një qendër e fuqishme mbrojtëse e Forcave të Armatosura të Ukrainës”.
Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin uroi forcat e armatosura për një “fitore të rëndësishme” të arritur në Avdiïvka pasi u informua për fushatën ushtarake.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co