Putin viziton Mongolinë pavarësisht thirrjeve për arrestimin e tij, por shteti aziatik s’do të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare

putin viziton mongoline pavaresisht thirrjeve per arrestimin e tij por shteti aziatik sdo te respektoje vendimin e gjykates nderkombetare





































Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po viziton Mongolinë, teksa shteti mikpritës nuk ka shfaqur shenja se do t’i dëgjojë thirrjet për arrestimin e tij në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar.

putin

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) vitin e kaluar lëshoi fletarrestim për Putinin, të cilin e akuzon për dëbim dhe transferim të paligjshëm nga pjesët e pushtuara të Ukrainës për në Rusi.

Para vizitës, Ukraina i bëri thirrje Mongolisë që ta dorëzojë Putinin te gjykata në Hagë. Bashkimi Evropian, ndërkaq, shprehu shqetësime se Mongolia, shtet anëtar i GJNP-së, nuk do ta respektojë këtë fletarrestim.

Pavarësisht thirrjeve për respektimin e fletarrestimit, zyrtarët në Mongoli e pritën me nderime të larta Putinin.

Vizita e tij përkon me 85-vjetorin e fitores të trupave sovjetike dhe mongoleze ndaj ushtrisë japoneze në më 1939.

Ndryshe, Mongolia është anëtare e GJNP-së që nga viti 2003. Kremlini më herët ka deklaruar se nuk është “i shqetësuar” për këtë udhëtim./REL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →