Putini akuzon Ukrainën për tentativë për sulm bërthamor pa prova

putini akuzon ukrainen per tentative per sulm berthamor pa prova
putini akuzon ukrainen per tentative per sulm berthamor pa prova

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi sot Ukrainën për përpjekje për një sulm ndaj centralit bërthamor në Kursk, pa dhënë prova.

Putini i bëri komentet gjatë një takimi në Moskë mbi situatën në rajonin kufitar Kursk, ku trupat ukrainase nisën një kundërofensivë rreth dy javë më parë.

“Armiku u përpoq të kryente goditje në centralin bërthamor sot”, tha Putin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS. Putin shtoi se Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ishte informuar dhe po përgatit një mision në Kursk.

Centrali bërthamor në qytetin e Kurchatov është rreth 30 kilometra larg nga përparimi më i largët ukrainas.

Aktualisht është e paqartë nëse objekti është një objektiv specifik i operacioneve ukrainase. Megjithatë, masat e sigurisë në fabrikë janë rritur ndjeshëm.

Një zëdhënës i Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i IAEA-s, ka konfirmuar një vizitë të planifikuar në centralin bërthamor të Kurskut, javën e ardhshme.

Gossi u citua në gazetën “Financial Times” të ketë thënë se centrali bërthamor është brenda rrezes së pozicioneve të artilerisë ukrainase, gjë që përbën “shqetësim të veçantë”.

“Pasi filloi avancimi i Ukrainës, IAEA paralajmëroi se siguria e centraleve bërthamore nuk duhet të rrezikohet. E njëjta gjë vlen për Kursk si për centralin bërthamor ukrainas të pushtuar nga Rusia në Zaporizhia”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →