Shqiperia

Qarkullonte në qytet me armë me vete, ndalohet 17-vjeçari në Fier

qarkullonte ne qytet me arme me vete ndalohet 17 vjecari ne fier
qarkullonte ne qytet me arme me vete ndalohet 17 vjecari ne fier

Policia ka kapur në flagrancë një 17-vjeçar i cili qarkullonte në qytet me armë zjarri të tipit pistoletë.

Blutë njoftojnë se pistoleta u gjet në automjetin e që i mituri e drejtonte pa patentë.

Njoftimi: 

Po këta specialistë kapën në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, i cili lëvizte në qytet, me armë zjarri pistoletë, me municion, të cilën e mbante në automjetin që drejtonte pa leje. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts