Bota

“Që sot jemi gati për zgjedhje”- Ervin Salianji: Opozita është e bashkuar! Basha doli nga skena politike për shkak të përçmimit popullor

qe sot jemi gati per zgjedhje ervin salianji opozita eshte e bashkuar basha doli nga skena politike per shkak te percmimit popullor



































Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se opozita është e gatshme për zgjedhje që sot. I ftuar në News24 ai deklaroi se opozita është më e bashkuar se kurrë.

salianji

Salianji foli edhe për Lulzim Bashën për të cilin tha se doli nga skena politike për shkak të përçmimit popullor.

Demokratët – tha Salianji- i dhanë çdo mundësi Lulzim Bashës.

“Që sot jemi gati për zgjedhje. Padiskutim jemi më të bashkuar sesa ishim një vit para zgjedhjeve të 2021. Sot jemi në kushtet kur një ish personalitet i PD, zoti Basha nuk ka rënë për shkak të ndonjë truku, por për shkak të përçmimit popullor. Pra ka dalë nga skena politike jo për shkak të ndonjë truku, apo pabesie por për shkak të humbjes së cdo mundësie që i është dhënë nga demokratët”, tha Salianji.

Deputeti demokrat deklaroi se dyert e PD janë të hapur për cilindo që është në opozitë, por jo për Bashën, pasi sipas tij, ai është me qeverinë.

“PD i ka dyert e hapura për cilindo. Për cilindo që është në opozitë, Basha është me qeverinë. Ndihmës qeveritarët nuk hyjnë në këtë. Çdo individ që është në opozitë i ka dyert e hapura. Ndihmës qeveritarët kanë punë me qeverinë, edhe qeveria nuk i merr si aleatë, por i mban si ndihmës, “shqytar” pak a shumë”, u shpreh deputeti i PD.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts