Ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë, Ruth Huber është shprehur se një qeverisje demokratike e Shqipërisë është aspekt i rëndësishëm drejt integrimit në BE, si edhe për të tërhequr investitorë.
Nga Lini, ambasadorja zvicerane u shpreh se po punohet për të fuqizuar kapacitetet në institucione të ndryshme në Shqipëri, duke shtuar se “qëllimi kryesor është që të fuqizojmë institucionet dhe ti bëjmë gati që të implementojmë proceset transparente”.
“Qeveria demokratike e Shqipërisë është një aspekt i rëndësishme i zhvillimit drejt aksesit në Bashkimin Europian. Gjithashtu për të tërhequr investitorët që të kenë besim në zbatimin e ligjit, për të qenë atraktive për ta.
Zgjedhjet demokratike dhe transparente janë një element shumë i rëndësishëm i këtij aspekti. Ne punojmë me institucione te ndryshme në Shqipëri për te fuqizuar kapacitetet. Kemi një bashkëpunim afatgjatë më parlamentin, gjithashtu duam të forcojmë këshillat bashkiakë, si dhe kemi një bashkëpunim me KQZ. Pra qëllimi kryesor është që të fuqizojmë institucionet dhe ti bëjmë gati që të implemientojmë proceset transparente”, tha diplomatja Huber.
E pyetur se si mund të zgjidhet ngërçi politik për pwrfshirjen e diasporës në votim, u përgjigj se: “Vendimi për votën e emigrantëve është një vendim që duhet marrë nga partitë politike së bashku. Unë mund te them vetëm që ne qytetarët zviceran kemi të drejtë të votojmë edhe kur jetojmë jashtë dhe kuptoj që kjo është një çështje e rëndësishme për diasporën shqiptare që është e shumtë. Ne punojmë gjithashtu në KQZ për t’i fuqizuar kapacitete. Por vendimi final për votën e emigrantëve dhe modalitetet duhet të merret nga institucionet shqiptare dhe partitë politike.”
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co