Janë identifikuar viktima dhe autori i ngjarjes së mbrëmshme në Frosinone të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se viktima është identifikuar si 27-vjeçari Kasen Kasmi, ndërsa autori i arrestuar, 23-vjeçari Mikea Zeka.
Personi që shihni në foto është autori Mikea Zeka.
I riu akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.
Dinamika e ngjarjes
Përplasja ka ndodhur mes dy bandash shqiptare, ku grupi i parë prej pesë personash ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit “Shake”, ndërkohë që grupi kundërshtar përbëhej nga katër anëtarë, shqiptarë.
Autori qëlloi të paktën me 10 plumba, prej të cilave humbi jetën në vendngjarje një 30-vjeçar, i cili u godit në gjoks.
Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. Në momentin e të shtënave, në restorant ndodheshin të paktën 50 klientë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co