Faton Hajrizi, i cili vrau akuzohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviç dhe plagosi kolegun e tij Vjekoslav Iliç, është ekzekutuar nga Njësia Speciale Antiterroriste e Serbisë.
Fatoni raportohet se fshihej në ambientet e braktisura të fabrikës Viscose në Loznicë ku ishin strehuar emigrantët, jo shumë larg vendit ku dyshohet se qëlloi për vdekje policin serb.
I riu nga Kosova, sipas mediave serbe, ka qëlluar disa herë në drejtim të policisë dhe efektivët kanë hapur zjarr ndaj tij.
Faton Hajrizi rreth 10 ditë më parë u arratis nga burgu në Kosovë, ku vuante dënimin për vrasjen e ushtarit rus të KFOR-it si edhe krime të tjera.
Nuk është hera e parë, por e 9-ta që Hajrizi arratisej nga burgu.
Vrasja e policit serb
Kujtojmë se krimi ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës (18 korrik) gjatë kontrollit të automjetit në pikën kufitare në Lipnicki Sor në Loznicë.
Punonjësit e policisë kanë ndaluar një automjet tip “Mercedes” të drejtuar nga taksisti Mithat Haxhiç nga Tutini, por pasagjeri në mjet ka hapur zjarr në drejtim të tyre.
Nikolla Krsmanoviç ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Vjekoslav u plagos rëndë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co