Policia ka identifikuar autorët që qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të dy personave, ngjarje e ndodhur në qytetin e Beratit ditën e djeshme (2 Janar).
Blutë informojnë se autorët e dyshuar janë dy vëllezërit nga Durrësit, 36-vjeçari me iniciale F. M., dhe 35-vjeçari me iniciale M. M..
Dy vëllezërit raportohet se qëlluan me armë zjarri në drejtim të Antonio Merkaj e Apostol Dhëmbi, të dy 39 vjeç, banues në Berat dhe shokë me njëri-tjetrin.
Ndërkohë po vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim.
Njoftimi i policisë:
Berat/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbasditen e djeshme, ku dy shtetas qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të shtetasve A. M., dhe A. Dh., 39 vjeç, të dy banues në Berat, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Berat, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve F. M., 36 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Durrës.
Vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.
Dinamika
Atentati i dështuar me armë zjarri ndaj dy shokëve ndodhi në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.
Shënjestrat e atentatit kanë qënë Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre).
Ata kanë qënë tek “Karaburant Merko”, kur nga një automjet tip Ford i zi është qëlluar në drejtim të tyre.
Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.
Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit, as shënjestrat dhe as kalimatrët e rastit.