![Qendra e re “Expo Albania”/ “Qielli është kufiri i epërm”, Rama: Shqipëria nevojë që të ecë përpara, të rrisë stekën e ambicieve 2 qendra e re expo albania qielli eshte kufiri i eperm rama shqiperia nevoje qe te ece perpara te rrise steken e ambicieve](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/04/qendra-e-re-expo-albania-qielli-eshte-kufiri-i-eperm-rama-shqiperia-nevoje-qe-te-ece-perpara-te-rrise-steken-e-ambicieve.jpg)
Teksa pritet që të shpallet sot fituesi i projekt-idesë arkitekturore për “Expo Albania”, kryeministri Edi Rama theksoi se tashmë Shqipëria ndodhet në një fazë të re zhvillimi.
Kreu i qeverisë shqiptare pohoi se Shqipëria nevojë që të ecë përpara dhe të rrisë stekën e ambicieve.
“Sot jemi në një fazë të re zhvillimi. Kontributi i arkitektëve është i jashtëzakonshëm.
[embedded content]
Ky konkurs ka si qëllim përzgjedhjen e projektit më të mirë, sepse jam i bindur se projektet janë shumë të mira. Ky është një moment mjaft i mirëseardhur për të ngritur këtë qendër ekspozimi ku mund të ndodhin të gjitha këto organizime. Disa vite më parë do të kishte qenë e parakohshme të investoje në këtë infrastrukturë. Por kjo është një nga ato shumë gjërat që Shqipëria ka nevoje që të ecë përpara, që të rrisë stekën e ambicies së saj. Dua të përshëndes në mënyrë të posaçme një nga të parët konkurrent në këto konkurse ndërkombëtare, një arkitekt i jashtëzakonshëm, që kthehet në Shqipëri si gjykatës.”, tha Rama.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co