Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut drejt përfundimit, Rama: Do të monitorohen 24/7 akset rrugore kryesore të vendit

qendra kombetare e monitorimit te trafikut drejt perfundimit rama do te monitorohen 24 7 akset rrugore kryesore te vendit





































Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto të punimeve për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, e cila është drejt përfundimit.

QKMT

Rama shkruan se përmes kësaj godine do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit, me 150 kamerave që do të instalohen.

Ndër të tjera kreu i qeverisë shkruan se “do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë”.

Postimi i Ramës:

Drejt përfundimit punimet për ndërtimin e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut, përmes së cilës do të monitorohen 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit, përmes 150 kamerave që do të instalohen.

Do të nisim fillimisht me monitorimin e 200 kilometrave të parë, ku përfshihen akset rrugore Tiranë-Elbasan dhe i gjithë aksi nga Tirana në Vlorë

Në këtë Qendër Monitorimi do të operojnë, për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, skuadra e Autoritetit Rrugor Shqiptar, për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, skuadra e Urgjencës Kombëtare, për Ministrinë e Mbrojtjes, skuadra e Emergjencave Civile dhe për Ministrinë e Brendshme, skuadra e Policisë Rrugore, të cilat në koordinim të plotë do të përpunojnë në kohë reale të dhënat të cilat do të vijnë përmes kamerave.

458520073_1070006907828303_8801576762611386550_n 458386480_1070006931161634_1975708202194450308_n 458720722_1070006854494975_864002598597821971_n

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →