Ministri i Brendshëm i Italisë, Mateo Piantedosi, deklaron se këtë javë do të mbërrijnë emigrantët e parë në kampin e Gjadrit.
Duke folur në një aktivitet në Firence, ai tha se nuk do të ketë ndonjë ceremoni për hapjen e qendrave. Ministri i Brendshëm italian garantoi se qendrat në Shqipëri do të jenë të ngjashme për nga standardet me ato të hapura në Itali.
Ai u shpreh se emigrantët do të kenë të garantuar sigurinë dhe të drejtat e tyre deri në shqyrtimin e kërkesës për azil.
“Ne presim të fillojmë javën e ardhshme”, tha Piantedosi, duke shtuar se: “Ne realisht presim që njerëzit e parë të dërgohen në qendrat në Shqipëri javën e ardhshme.”
“Nuk do të ketë prerje shiriti”, theksoi ministri italian, duke thënë se qendrat “janë të ngjashme me ato në Itali, nuk ka tela me gjemba, ka kujdes shëndetësor.”
Qendrat, rezultat i një marrëveshjeje midis kryeministrit Edi Rama dhe Giorgia Meloni ishin planifikuar të hapeshin në maj, por ka pasur vonesa në ndërtim.
Mediat italiane shkruajnë se anija e parë me emigrantë mund të niset të mërkurën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co