Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në një konferencë për media ka thënë se qëndrimi i BE-së është i qartë lidhur me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.
Stano theksoi se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara duhet të shmangen dhe kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.
“Qëndrimi i Bashkimit Evropian lidhur me çështjen e urës është thënë qartë në ditët dhe javët e kaluara dhe kjo i është komunikuar partnerëve në Prishtinë dhe është diskutuar gjerësisht me partnerët tjerë brenda BE-së, SHBA-në, NATO-n dhe KFOR-in. Qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar, nuk ka asgjë të re që mund të shtoj”, tha ai.
Stano tutje theksoi se veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara duhet të shmangen dhe kjo çështje duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.
Sipas tij, autoritetet e Kosovës do t’i bënin shërbim të mirë vetes dhe qytetarëve nëse do t’i dëgjonin mesazhet nga aleatët dhe partnerët.
Ai tha se veprimet e njëanshme mund të kenë ndikim negativ, jo vetëm te komunitetet, por edhe në administratën e Kosovës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co