Qërimi i vezëve ndonjëherë bëhet një proces i vështirë dhe kërkon kohë, veçanërisht në rastet kur lëvozhgat së bashku me membranën e lëvozhgës insistojnë të ngjiten tek veza.
Më poshtë po ju paraqesim 3 metoda të provuara, ideale për çdo të apasionuar pas gatimit, pasi do ta bëjnë më të lehtë dhe më të shpejtë qërimin e vezëve.
Qëroni vezët nën ujë të rrjedhshëm
Teoria e kësaj metode është kjo: presioni i ujit ndihmon në ndarjen e lëvozhgës nga membrana e vezës.
Në të vërtetë, uji i rrjedhshëm heq shpejt lëvozhgat e vogla që përndryshe do të duhej të hiqeshin një nga një. Kjo metodë rezulton të jetë veçanërisht efektive për copat shumë të vogla.
Për pjesët më të mëdha që shpesh hiqen duke tërhequr të bardhën e vezës, mund të provoni metodat e tjera në kombinim.
Përdorni një lugë
Luga bën mrekulli për qërimin e vezëve! Është një zgjidhje e zgjuar që ndihmon procesin pikërisht sepse lakimi i saj ngjan me atë të një veze. Kjo praktikisht do të thotë që luga do të “përqafojë” vezën nën lëvozhgë, duke rezultuar në qërimin e saj në vetëm 1-2 lëvizje.
Në këtë mënyrë lëvozhgat hiqen pa humbur pjesë të së bardhës. Përveç kësaj, në krahasim me metodat e tjera, lëvozhgat zakonisht nuk ndahen në copa të vogla gjatë qërimit, por mbahen në përmasa të mëdha duke e bërë procesin më të butë dhe më efikas.
Hapat janë të thjeshtë:
– Thyejeni vezën në një vend.
-Kaloni me kujdes lugën mes membranës dhe të bardhës së vezës për ta hequr gradualisht bashkë me lëvozhgën.
Thyejeni fort vezët në një peshqir
Ndoshta mënyra më efikase dhe më pak kohë. E thjeshtë dhe e shpejtë, qëron vezën në një kohë të shkurtër dhe gjithçka që ju nevojitet është një peshqir kuzhine, ose mund të alternoni 2.3 fletë letre të trashë kuzhine.
Si ta bëni këtë?
– Mbështilleni mirë vezën në një peshqir.
– Filloni ta rrotulloni me forcë në një sipërfaqe të fortë (p.sh. banak ose tavolinë kuzhine) në të gjitha drejtimet. Qëllimi është të thyhet guaska nga të gjitha anët.
– Ndërsa e bëni këtë, lëkura fillon të plasaritet dhe të lirohet, duke e bërë atë të rrëshqasë shumë lehtë kur e qëroni duke e tërhequr membranën përgjatë.
Secila prej këtyre metodave ka avantazhet e veta dhe mund t’i zbatoni në kombinim duke bërë eksperimente të ndryshme.
Provoni ato dhe gjeni se cila ju përshtatet më shumë për ta bërë që qërimi i vezëve të jetë një proces i shpejtë pa ju lodhur.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co