Qeveria do të mbrojë me Kushtetutë të drejtat e komunitetit LGBTQ+, konservatorët dalin kundër. Përplasje për orientimin s*ksual në Gjermani

qeveria do te mbroje me kushtetute te drejtat e komunitetit lgbtq konservatoret dalin kunder perplasje per orientimin sksual ne gjermani





































Qindra mijëra vetë protestuan në korrik në Berlin në manifestimin e “Christopher Street Day” për njohjen e të drejtave të njerëzve LGBTQ+. Ky shkurtim përfshin lezbiket, homoseksualët, njerëzit “queer”, por edhe ata me identitet tjetër seksual, si interseksualët, aseksualët, njerëzit me gjini të dyfishtë, bigjinor, apo pangjinorët, që identifikohen me një gjini të tretë.

gjermani

Wanja Kiber është një prej tyre, me origjinë nga Kazakistani. Ai rrëfeu për DW historinë e tij: “Ne erdhëm në Gjermani dhe këtu e shfaqa shpejt orientimin tim seksual. Reagimi i parë i prindërve ishte të merrnin qetësues, të heshtnin, të qanin dhe të mos flisnin për këtë. Çfarë ishte kjo ndjesi, të mos i thuash kujt gjë, të mos jesh vetvetja? Të ndjehesh si kriminel, të mbash veten për një të sëmurë? Të mos jesh ekzistent.”

Christopher-Street-Day kërkon ndryshimin e ligjit kushtetues

Por tani babai është krenar për mua dhe angazhohet për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, vazhdon Wanja Kiber. Historia e Wanjës ka fund të mirë, por jo të gjithë kanë durimin e fatin e Wanjës. Prandaj edhe një nga kërkesat kryesore të Christopher-Street-Day ishte që të futet në ligjin themelor ndalimi i diskriminimit për shkak të orientimit seksual. Ligji themelor është kushtetuta gjermane.

Herbert Grönemeyer, këngëtari i njohur pop gjerman tha në fjalën e tij në manifestimin e LGBTQ+, se ligji themelor duhet të plotësohet me shtojcën: “askush nuk duhet të diskriminohet për shkak të identitetit të tij gjinor dhe seksual.” Për këtë duhet durim dhe guxim, iu drejtua me thirrje këngëtari njerëzve.

Ndryshimi kushtetues me shumicë dy të tretat

Deri më tani në nenin 3 të kushtetuës thuhet se “askush nuk duhet të diskriminohet apo të favorizohet për shkak të gjinisë, prejardhjes, racës, gjuhës, atdheut dhe origjinës, besimit fetar, pikëpamjeve të tij fetare apo politike”. Problemi është, se që të ndryshohet ligji themelor kërkohet një shumicë prej dy të tretash si në Bundestag ashtu edhe në Bundesrat, organi përfaqësues i landeve. Megjithatë, tre partitë qeveritare gjermane nuk i kanë së bashku dy të tretat e vendeve në parlament. Ato kanë nevojë për miratimin e partive më të mëdha opozitare, konservatorëve të CDU dhe CSU. Por kët dy parti nuk e miratojnë shumë këtë, pasi e konsiderojnë të mjaftueshme përmendjen e gjinisë në nenin 3 aktual. Dhe mbi të gjitha ata duan të parandalojnë aty shprehjen “identitet seksual”. Jo pak vëzhgues mendojnë se konservatorët nuk duan t’ia imponojnë këtë term elektoratit të tyre më konservator.

Thorsten Frei, drejtuesi ekzekutiv i grupit parlamentar bë Bundestag tha për rrjetin redaksional, “Gjermania”, se “për të ndryshuar ligjin themelor pra zemrën e kushtetutës nevojiten shkaqe shumë të veçanta. Por nuk shoh asnjë shkak për ndryshimin e ligjit themelor, sepse mbrojtja ndaj diskriminimit të orientimit seksual është e shtjelluar ndërkohë në nenin 2 të kushtetutës.”

Politikani socialdemokrat, Dirk Wiese kundërpërgjigjet: “Për fat të keq grupi parlamentar CDU/CSU i ka refuzuar bisedimet për këtë. Prandaj është për t’u përshëndetur që disa politikanë të CDU në lande pozicionohen ndryshe.” Bëhet fjalë për politikanin e Berlinit, kryetarin e bashkisë së kryeqytetit gjerman, Kai Wegner, CDU. Qeveria e landit, Senati i Berlinit startoi që në vitin 2023 një iniciativë për ndryshimin e nenit 3 të kushtetutës. Madje politikani konservator, Wegner tha para një viti se “ne duam të ndryshojmë nenin 3 të ligjit themelor. Aty duhet të futet identiteti seksual. Ky është premtimi im.” Por deri tani ky premtim nuk është realizuar.

Pas refuzimit nga CDU, disa përfaqësues nga koalicioni u shprehën se ndryshimi i ligjit themelor do të ishte një sinjal për pranueshmërinë në shoqëri. Deputeti liberal, Konstantin Kuhl, FDP tha për rrjetin redaksional gjerman se ” ky do të ishte një një sinjal i rëndësishëm për pranueshmërinë në shoqëri dhe politikë. Ndyshimi i kushtetutës në këtë pikë është madje i vonuar.”

Homoseksualët në Gjermani diskriminoheshin deri në vitin 1994

Shoqata e Lezbikeve dhe Homoseksualëve në Gjermani, (LSVD) kujton se me një ndryshim të tillë do t’i jepej fund diskriminimit të homoseksualëve dhe biseksualëve në Gjermaninë e pasluftës. Kur u vendos ligji themelor në vitin 1949 nuk u përfshinë aty me qëllim homoseksualët dhe biseksualët si viktima të nacionalsocializmit. Edhe për këtë arsye homoseksualët u përndoqën për shumë vite më pas në bazë të paragrafit 175 të kodit penal, i cili u shfuqizua në vitin 1994.

Shumë përmirësime ka pasur në botë në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBTQ+. Por jo kudo. në Europë martesa për të gjithë është e miratuar në 22 vende, jashtë Europës në 16 vende. Në Gjermani martesat e të njëjtit seks mund të lidhen që nga 1 tetopri 2017, pas një debati të ndezur disa vjeçar. Vetë, në 20 vende në botë ka ligje vetëvendosjeje të njohjes së gjinisë. Por tek realiteti bën pjesë edhe se në një çerekun e vendeve në botë diskriminohen me ligj të drejtat e personave LGBTQ+./dw

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →